Home Sport Teuta vazhdon lëvizjet në merkato, ‘Djemtë e Detit’ afrojnë ish-mbrojtësin e Tiranës

Teuta vazhdon lëvizjet në merkato, ‘Djemtë e Detit’ afrojnë ish-mbrojtësin e Tiranës

Teuta është bërë aktive në merkaton e janarit dhe pas Sherif Kallakut ka afruar në ekip Jurgen Goxhën. Mbrojtësi 30-vjeçar në gjashtë muajt e fundit ka qenë pjesë e Egnatias, teksa ka luajtur vetëm në dy takime. Me kontratë deri në 2025 me rrogozhinasit, durrsaku është bashkuar me Teutën të paktën për gjashtë muajt që vijnë.

Goxhaj kërkon më shumë minuta këtë sezon, teksa është një njohës i mirë i kampionatit. Në karrierën e tij, qendërmbrojtësi ka luajtur me klube si Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Bylis dhe Tirana. Shkëlqimi i Goxhaj ishte me bardheblutë e Tiranës, teksa kaloi dy sezone në Azerbajxhan me Qabala dhe Sabail.

Pas pjesës së sulmit, trajneri Edi Martini forcon edhe mbrojtjen me një element që e njeh kampionatin shqiptar.

Previous articleEscobar: Do të arrijmë atë që duam në dialog, Kosova ka mbështetjen e ShBA-së
Next articleHernandez i shtohet listës së mungesave të Milanit për ndeshjen e nesërme