Home Sport Teuta pas humbjes në kupë përgatitet për Elbasanin, ja mungesat

Teuta pas humbjes në kupë përgatitet për Elbasanin, ja mungesat

teutaPas dy fitoreve në kampionat “djemtë e detit” të drejtuar nga tekniku Hasan Lika thyhen në “Loni Papuçiu” të Fierit kundër Apolonisë përballje e vlefshme për ndeshjen e vajtjes së raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Durrsakët e kanë nisur duke shpërdoruar një penallti me brazilianin Rafael Magalhaes në fillim të lojës, për t’ia lënë më pas vendin mbrojtësit Rustem Hoxha që shënon golin e avantazhit në minutën e 37. Teuta e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh por pjesa e dytë ka filluar me reagimin e Apolonisë, që ka shënuar dy herë me Nacin e Mahilaj në të 53 dhe të 55. Teuta ka krijuar raste pas pësimit të dy golave por nuk ka mundur të arrijë barazimin. Ky mund të konsiderohet ndoshta rezultati i vetëm surprizë në këtë raund, sepse fati i skuadrës që do të kualifikohet më tej mbetet të vendoset në Durrës, në sfidën e kthimit. Finalja e Kupës së Shqipërisë është përcaktuar të luhet më 23 maj 2015. Sezonin e kaluar, kupën e fitoi skuadra e Flamurtarit. Ky kompeticion është një mundësi shumë e mirë për ekipet që të marrin pjesë në Kupat e Europës. Rekordmenë në fitimin e këtij trofeu janë Tirana dhe Partizani, me nga plot 15 herë, të ndjekur nga Dinamo me 13 herë, Vllaznia 6 herë, Flamurtari 4 herë, Teuta 3 herë, Besa dhe Elbasani nga 2 herë, Apolonia dhe Laci nga 1 herë. Kjo humbje ka ardhur ndoshta si pasojë e lodhjes së lojtarëve, pasi skuadra gjatë muajit të fundit ka patur kalendar tejet të ngjeshur. Me përjashtim të Fall, Lika e ka nisur ndeshjen me të njëjtin formqacion pak a shumë me të cilët ka luajtur ndeshjet e fundit, duke e nisur me Rizvanin, R. Hoxhën, Ahmatajn, Krasniqin, Kotobellin, Hodon, Deliallisin, Fall, Hoxhallarin, Ditën dhe Rafaelin. Lika ka udhëtuar drejt Fierit më skuadër të përgjysmuar, pasi mungonin Nika e Pepa të pezulluar, Peposhi, Shabani dhe E. Hoxha të dëmtuar dhe Hysenbelliu i padisponueshëm. Krahas mungesës së pepës, Mile sërish është parë alternativ e dytë nga tekniku Lika. Të njëtin fat kanë patur disa lojtarë të skuadrës së Teutës. Sulmuesi Brunild Pepa dhe mesfushori Ansi Nika të cilët janë pezulluar nga bordi drejtues i klubit durrsak, nuk janë grumbulluar për sfidën me Apoloninë. Lojtarët nuk do të jenë të grumbulluar as në përballjen e fundjavës me Elbasanin, pavarësisht ndonjë ndryshimi të vendimit që kanë marë drejtuesit e klubit. Edhe nëse do të ndryshonte qëndrim presideni Hasambelliu në lidhje me pezullimin, Pepa dhe Nika nuk do të mund të jenë në fushë ndaj Elbasanit, pasi janë të pezulluar si pasojë e kartonave të kuq që morën në përballjen me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Për këtë arsye edhe u pezulluan për një afat të papërcaktuar.

Previous articleRafael: Synoj të shënoj 10 gola deri në fund të sezonit
Next articleIlirjana Kërçuku, mjekja e pasionuar onkologe që bëri karrierë edhe në politikë