Home Sport Teuta ndëshkohet pa filluar, rikthimi në stadiumin “Niko Dovana” nuk po shkon...

Teuta ndëshkohet pa filluar, rikthimi në stadiumin “Niko Dovana” nuk po shkon siç duhet për durrsakët

Vendasit tanimë e kanë humbur titullin kampion që me shumë mundësi do të shkojë në duart e Tiranës dhe të gjitha forcat do t’i përqendrojnë te Kupa.

Laçi nga ana tjetër ndodhet në vendin e dytë në kampionat, por në mënyrën si shkuan ndeshje e fundit, është për të ardhur keq pasi mund të luftonin për titullin deri në fund.

LIVE TEUTA-LAÇI 0-1
6′ Ujka

MINUTË PAS MINUTE

31’ Shumë gabime nga të dy skuadrat në këto minuta, me aksionet që thyhen shumë lehtë nga mbrojtjet kundërshtare e me pasime të cilat nuk shkojnë në destinacion.

26’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pas një shtyrje ndaj Van Dejv.

23’ Kurbinasit krijojnë një tjetër mundësi të rrezikshme me Van Dejv që i hap rrugën pasimit nga e djathta për Deliun, por ky i fundit nuk ka impaktin e duhur me sferën për ta nisur drejt rrjetës, duke shpërdoruar këtë rast.

16’ Teuta i afrohet përsëri golit me një aksion të bukur të Aleksit i cili i jep hapësirë pasimi Todorovskit në të djathtë. Ky i fundit nis sferën drejt Hebajt në shtyllën e dytë, por më fort se sa duhet dhe sulmuesi nuk e arrin për ta shtyrë në rrjetë.

12’ Qaqi i shkon afër golit pas një goditje nga këndi, kur në shtyllën e dytë kontrollon dhe gjuan, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

12’ Hebaj mes mbrojtësve kundërshtarë nuk kontrollon sicç duhet topin për të gjuajtur në portë, Ziko largon topin në këndore.

6’ GOOOL Laçi. Ujka nga distanca merr topin dhe nga rreth 25 metra lëshon një gjuajtje të cilën Qirko e devijon por nuk e ndal dot që të shkojë në rrjetë.

3’ Mazrekaj dhe Ziko nga e majta mundohen të gjejnë shokë të skuadrës në zonë por harkimet e tyre largohen nga prapavija durrsake.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORAMCIONET ZYRTARE

Teuta: Todorovski, Qaqi, Jazexhi, Kotobelli, Beqaj, Aleksi, Akuah, L.Vila, Hebaj, E.Vila.

Trajner: Renato Arapi

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Ignjatoviç, Ziko, Shehu, Deliu, Ujka, Mazrekaj, Harmon, Velija

Trajner: Mirel Josa