Home Sport Teuta e dyta në kampionat por e para për fairplay

Teuta e dyta në kampionat por e para për fairplay

teuta 2Teuta është në vendin e dytë të klasifikimit në kampionatin shqiptar. Por jo vetëm në tabelën e klasifikimit Teuta është ndër ekipet më të mira. Ekipi durrsak që cdo vit shquhet për lojën korrekte sërish ndodhet në krye për fair play. Teuta ndodhet në vendin e parë të këtij klasifikimi zyrtar të FSHF në lidhje me fair play. Teuta ka lënë pas në renditje Luftëtarin, Skënderbeun dhe Flamurtarin ndërkohë që në vend të fundit renditet ekipi i Kukësit. Teuta cdo sezon është në krye të kësaj liste ku durrsakët dallohen për lojërat korrekte në fushë por edhe për sjellje korrekte sportive edhe në shkallët e stadiumit.

Previous articleMagani: Jam i kënaqur nga loja dhe pika që morëm
Next articleVolejboll Femra/Teuta fitore e rëndësishme