Home Sport Tetë mjekë akuzohen për vrasjen e Maradona-s

Tetë mjekë akuzohen për vrasjen e Maradona-s

Tetë mjekë janë duke u akuzuar për vrasjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona-n.

Legjenda e futbollit argjentinas ndërroi jetë në 25 nëntorin e vitit 2020, si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që më parë problemet shëndetësore të tij ishin të njohura.

Ish-futbollisti, në momentin kur ndërroi jetë ishte në shtëpinë e tij pas një operacioni të ndërlikuar në kokë.

Pikërisht për arsyen që e dërguan në shtëpi dhe nuk e mbajtën më gjatë në spital, mjekët që u kujdesën për Maradona-n përfunduan të akuzuar, teksa tashmë gjykata e San Isidros, komunë e Buenos Aires ka vendosur të akuzojë tetë mjekë për vrasje.

I pari në listë është neokirurgu, Leopoldo Luque, pastaj psikiatria Agustina, psikologu Carlos Dias, doktori që u kujdes për Maradona-n në kushtet e shtëpisë Nancy Forlini, koordinatori i inferimierëve, Marriano Perroni, infermieri Ricardo Almiron, infermieria Dahiana dhe Pedro di Spagna.

Sipas gjykatës, emrat e sipërpërmendur nuk kanë marrë masat e duhura parandaluese për përkeqësimin e shëndetit të ish-futbollistit të Napolit duke bërë të dyshuar në këtë formë në vdekjen e tij.

Të tetë personat nuk janë të ndaluar për momentin, por rrezikojnë nga tetë deri në 25 vite burg, teksa për momentin ende nuk është përcaktuar data e gjykimit.

Ndërkaq, këta persona kanë mohuar përgjegjësinë për vdekjen e Maradona-s dhe gjykatësi ka thënë se avokatët e disa prej tyre kishin kërkuar që çështja të pushohej.