875 bimë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se aksioni është bërë në vazhdim të operacionit Territur i Pastër. Lëndët narkotike të asgjesuara janë gjetur në fshatin Cudhi Kamp. Gjithsej nga operacioni janë asgjesuar 14 965 bimë kanabisi.
Njoftimi i Policisë:
Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 965 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 28-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Cudhi Kamp, në Krujë, u gjetën të kultivuara 875 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.