Home Bota Tërmeti në Marok/ Kulla Eifel fik dritat në nderim të viktimave

Tërmeti në Marok/ Kulla Eifel fik dritat në nderim të viktimave

Dritat e Kullës Eifel nuk do të jenë sonte të ndezura në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit të Marokut.

Mediat e huaja raportojnë se dritat do të fikesn mbrëmjen e sotme, e shtunë në orën 23:00 në nderim të viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi Marokun një natë më parë, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se një mijë njerëzve, njoftoi bashkia e Parisit.

“Zhdukja” e Kullës Eifel shpreh “mbështetje totale dhe të dukshme për Marokun” të kryeqytetit francez, pohoi kryetarja Anne Hidalgo.

Të paktën 1300 persona kanë vdekur dhe 1204 të tjerë janë plagosur.

Previous articleTren Europë – Lindje e Mesme/ Projekti me BE-në shpaloset gjatë samitit të G 20
Next articleVritet me armë zjarri një i ri në Vlorë, qëllohet nga një makinë me targa italiane