Home Aktualitet Tërmeti, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtimin

Tërmeti, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtimin

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit, duke vënë në dispozicion 600,000 euro për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara. Marrëveshja për dhurimin e kësaj shume u nënshkrua, më 6 dhjetor 2019, në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe drejtorja e zyrës lokale të Agjencisë Austriake Për Zhvillim Simone Ungersbëk (Ungersböck). Të pranishëm ishin ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i misionit në Ambasadën Austriake në Tiranë, Kristian Shtajner (Christian Steiner), njoftoi Ministria e Mbrojtjes.Projekti ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2019 dhe do të vazhdojë deri më 31 mars 2021./th.m

Previous articleDurrës. Ekspertët shqiptarë dhe sllovenë: Godina e postës e sigurt
Next articleGazetari Thanas Mustaqi i përgjigjet arkitektit Frashëri: Ja kontributi i ushtrisë shqiptare në situatën e termetit