Home Sport Tepshi: Jam i kënaqur që luaj për qytetin tim

Tepshi: Jam i kënaqur që luaj për qytetin tim

tepshiSulmuesi 21-vjeçar, Guido Tepshi thotë se ndjehet i lumtur që është pjesë e ekipit të qytetit të tij. Sulmuesi është pjesë e formacionit të Teutës, tek e cila ai beson shumë për një paraqitje të mirë në këtë sezon. “Besoj se ekipi do të zhvillojë një kampionat të kënaqshëm, ku jo vetëm që do të mbrojë vendin e dytë, por besoj se do të luftojë deri në fund për kapjen e vendit të pare”, tha ai. Lojtari durrsak ka folur edhe për harmoninë që ekziston midis lojtarëve në kampin e skuadrës bregdetare. “Te Teuta kam gjetur një ambjent të ngrohtë dhe harmonik, ambjent i cili të ndihmon shumë në përshtatjen me lojën e skuadrës”, nënvizoi sulmuesi i ri. Për fazën e dytë, në skuadër janë afruar disa lojtarë të rinj, të cilët kanë dhënë shenja pozitive në ndeshjet miqësore. Në miqësoren ndaj Partizanit, edhe pse Teuta u mund me rezultatin 0-1, loja e saj ishte në nivel të kënaqshëm. Gjithsesi, trajneri Gentian Begeja nuk shqetësohet shumë, ndërsa është i mendimit se skuadra e tij ka ende për të bërë dhe nuk e ka arritur formën optimale. Durrsakët e kanë nisur ndeshjen me formacionin më të mirë, ku në portë ka luajtur Sulejman Hoxha, për shkak të dëmtimit të portierit të parë, Bledian Rizvani, ndërsa në mbrojtje ka qenë katërshja që jemi mësuar të shohim në ndeshjet zyrtare, me Sakajn, Shetën, Jakupin dhe Da Silvan. Kurse në mesfushë, Tahiri dhe Veliaj kanë qenë në qendër, Hyshmeri dhe  Nika janë pozicionuar nga krahët, ndërsa Mancaku ka qenë ai që ka mbështetur sulmuesin më të avancuar, Daniel Xhafaj. Skuadra e trajnerit Begeja, i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme elementit të ri, ndër të cilët është dhe Tepshi. Tashmë ka mbetur, që elementi i ri të harmonizohet me eksperiecën e lojtarëve në skuadër. Për këtë, sulmuesi i ri shprehet optimist. “Teuta po koaludohet dita-ditës, pasi në skuadër ekzistojnë të gjitha elementët pozitivë për një gjë të tillë. Mendoj se do të jemi një skuadër shumë e fortë në nisjen e kampionatit”, theksoi ai. Ekipi bregdetar renditet në vendin e dytë në Superligë, ku ndodhet shtatë pike larg vendit të pare, i cili mbahet nga kampionia në fuqi, Skënderbeu.

Previous articleRusi, fjalim kundër Putin, mirëpritet në sallë
Next articleVolejboll Meshkuj/ Teuta e pathyeshme