Home Kronika Tentuan të vrisnin çiftin Paluca, kush janë dy shqiptarët e arrestuar në...

Tentuan të vrisnin çiftin Paluca, kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë

Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë dy shqiptarët e arrestuar nga Policia Spanjolle në Madrid dhe Barcelonë.

Ata akuzohen se kishin planifikuar, bashkë me disa të tjerë, t’i kryenin atentat një grupi kriminal që e kishin rival.

Operacioni i Policisë së Shtetit u bë më 8 dhjetor të vitit 2021, ku u arrestuan 4 persona, ndërsa Vlashi dhe Ndoka u shpallën në kërkim.

Ndërkohë, gjatë operacionit u sekuestruan lëndë eksplozive C4, dy armë automatike, dy kallashnikovë, snajperë, mijëra euro, fishekë e kapsolla detonatorë.

Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen e Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij tij, Antoneta, ngjarje e ndodhur më 7 gusht të vitit 2021 në Kamëz.

Atentati do të kryhej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Belgjikë e Spanjë.

Previous articleBoçi tha se ishin ndërprerë operacionet, drejtori i Spitalit të Elbasanit e përgënjeshtron: Puna vijon normalisht
Next articlePërmbytjet në Lezhë/ Gjekmarkaj: Batërdia urbane po shfaq pasojat, duhet nderhyrje, jo sehir