Home Kronika Tentuan të trafikonin heroinë e kokainë drejt Greqisë me kamion, arrestohen dy...

Tentuan të trafikonin heroinë e kokainë drejt Greqisë me kamion, arrestohen dy persona në Kapshticë

Dy persona janë arrestuar nga Policia në pikën kufitare Kapshticë, pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike.

Policia informon se ka arrestuar shtetasit Dorjan Totoshi, 36 vjeç dhe Mariglen Kristo, 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Dy të arrestuarit po ushtonin drejt Greqisë me kamion, njëri drejtues i mjetit dhe tjetri pasagjer.

Nga kontrollet e imtësishme në kamion dhe ndaj këtyre shtetasve, u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë, të cilat i kishte fshehur në trup, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi M. K.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous articleSpahiu: Berisha në 15 maj s’do e njohë humbjen e thellë, do thotë “na i vodhën”
Next articleShqiptarët dhe maqedonasit në Maqedoni blejnë banesa, zvicëranët dhe gjermanët jetojnë me qera