Home Kronika Tentuan të fusin mallra kontrabandë nga porti i Durrësit, dy të arrestuar

Tentuan të fusin mallra kontrabandë nga porti i Durrësit, dy të arrestuar

Policia kufitare e Durrësit ka goditur goditet një tjetër rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për cilat paguhet akcizë dhe mallra të tjera.

Vihen në pranga shoferi dhe pronari i furgonit të linjës Ankona-Durrës, në të cilin u gjetën mallrat e padeklaruara në hyrje të Shqipërisë.

Në pranga ka rënë Florjan Goga 26 vjeç, banues në Dimal (drejtuesi i automjetit) dhe Agron Çela, 60 vjeç, banues në Lushnjë (pronari i automjetit). Sekuestrohen dhjetëra pako me kafe dhe mallra të tjera të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, masa të shtuara gjatë sezonit turistik, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Customs”, goditet një tjetër rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për cilat paguhet akcizë dhe mallra të tjera.

Vihen në pranga shoferi dhe pronari i furgonit të linjës Ankona-Durrës, në të cilin u gjetën mallrat e padeklaruara në hyrje të RSh-së.

Sekuestrohen dhjetëra pako me kafe dhe mallra të tjera të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik dhe të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Customs”, si rezultat i të cilit u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra në Shqipëri.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

G., 26 vjeç, banues në Dimal (drejtuesi i automjetit);
Ç., 60 vjeç, banues në Lushnjë (pronari i automjetit).
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me autoritetet doganore, në automjetin (furgonin) me drejtues shtetasin F. G. dhe pronar shtetasin A. Ç., gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera, të cilat këta shtetas po tentonin t’i kontrabandonin në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous articleAlbin Kurti: Vuçiçin e bën nervoz demokracia, do të bëhet mbret
Next articleReagon zotni Gutierrez: Të dielën e kemi pushim