Home Kronika Tentoi të vidhte para në zyrën postare, vihet në pranga 32-vjeçari në...

Tentoi të vidhte para në zyrën postare, vihet në pranga 32-vjeçari në Lushnjë! Ishte dënuar edhe më parë për vjedhje

Një 32-vjeçari dënuar edhe më parë për vjedhje është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi ka tentuar të marrë paratë e një zyrë postare në fshatin Gorre.

Ditën e djeshme një 32-vjeçar nga fshati Gorre, Lushnjë ka thyer derën e zyrës postare në këtë fshat dhe ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë.

32-vjeçari nuk ka arritur të kryejë vjedhjen pasi policia e Lushnjës ka shkuar menjëherë në vendngjarje pasi ka marrë një njoftim për tentativë vjedhje të zyrës së postës.

Për pasojë uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 32-vjeçarin Spiro Gjinin, i dënuar edhe më parë për të njejtën vepër penale.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Previous articleNdryshojnë oraret e ndeshjeve të Superligës
Next articleVodhi postën te “5 Maji”, i riu: Kam babain në gjendje të rëndë