Home Kronika Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet marokeni në portin...

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet marokeni në portin e Durrësit

Një shtetas maroken ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi tentoi të kalonte kufirin në portin e Durrësit në drejtim të Italisë me dokumenta të falsifikuara. Nga kontrolli i kryer rezultoi se dokumente e tij ishin të flasifikuara duke çuar në arersitmin e  tij.

Marokeni është identifikuar me inicialet M. S., 37 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. S., 37 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

SOURCEBulevard News
Previous articleI skadoi kontrata në mesnatë, Lionel Messi është një lojtar i lirë
Next articleLehtësimi i masave anti-COVID, Manastirliu: Duhet të jemi vigjilentë ndaj variantit Delta