Home Kronika Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 45-vjeçari turk në...

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 45-vjeçari turk në Rinas

Një 45-vjeçar turk është vënë në pranga pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O.K.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

 

 

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 45 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Previous articleKosova vendosi mos lejimin e qarkullit të automjeteve me targa ilegale serbe, reagon BE: Të zbatohet pa kushte marrëveshja e nëntorit
Next articleVideo/ Bylykbashi: Për Ramën s’ka rëndësi nëse shkelet Kushtetuta, por të mos pësojë gol