Home Kronika Tentoi të kalonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Tentoi të kalonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. H., 55 vjeç, pasi po transportonte kundrejt pagesës, me automjet, drejt Tiranës, 8 shtetas nga Afganistani, të cilët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar afër banesës së 55-vjeçarit, u gjetën 82 bagëti të imëta (viça), të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar në Shqipëri.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous articleVrasës i Norvegjisë padit shtetin për izolim! Në 2011, neo-nazisti vrau 77 persona në një ishull
Next articleEmrat/ Plas sherri në Dibër, 32-vjeçari godet me sende të forta të moshuarin