Home Kronika Tentoi të hynte me forcë brenda komisariatit të Sarandës, arrestohet 41 vjeçari

Tentoi të hynte me forcë brenda komisariatit të Sarandës, arrestohet 41 vjeçari

Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi që të hynte me forcë brenda ambienteve të Komisariatit të Sarandës duke kundërshtuar punonjësin e policisë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.N, banues në këtë qytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.”, njofton policia

Previous articlePse mijëra gra shtatzëna ruse po shkojnë për të lindur në Argjentinë?
Next articleNdarja nga jeta e aktores Mimika Luca, reagon Rama: Tanimë je përqafuar me Ndrekën, kjo do ta bëjë Gjergj Lucën më të fortë