Home Aktualitet Tentoi të futej me dhunë në kryeministri, i riu koordinator i PS...

Tentoi të futej me dhunë në kryeministri, i riu koordinator i PS në Durrës

Aurel Latifi është i riu i cili tentoi ditën e djeshme që të futej në ambientet e kryeministrisë. I riu u neutralizua nga garda, pasi goditi me grusht kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të hynte me dhunë në ambientet e brendshme.

Raportohet se Latifi është inspektor i kontrollit të Taksave në Bashkinë e Durrësit e po ashtu kordinator i PS për zonën e kënetës. Nuk dihet saktë arsyeja se përse Latifi tentoi të futej me dhunë në ambientet e kryeministrisë.

Ai do akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.