Home Kronika Tentoi të fuste kanabis në burgun e Drenovës, arrestohet efektivi i policisë...

Tentoi të fuste kanabis në burgun e Drenovës, arrestohet efektivi i policisë në Korçë

Efektivi i policisë në burgun e Drenovës, Nevis Ibrahimi është arrestuar ditën e sotme në tentativë për të futur në ambientet e burgut një sasi të lëndës narkotike, kanabis.

Arrestimi i i tij është kryer rreth orës 14:00 në momentin kur gjatë kontrollit të detyrueshëm që bëhet për të hyrë në ambientet e këtij burgu, Ibrahimit i janë konstatuar të fshehura në trup disa gramë të lëndës narkotike canabis sativa’.

Pas konstatimit të lëndës narkotike që ende nuk ishte ndarë në doza, gardiani Nevis Ibrahimi është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tij pritet të ndërmerren procedurat e mëtejshme. Ende IEVP Drenovë nuk ka reaguar zyrtarisht mbi rastin, por skenare dhe ngjarje të tilla janë bërë të shumta muajt e fundit në këtë burg.

Previous articleWalker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut, Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Millosheviçit
Next article“‘Big Brother’, si çelës kopil”/ Shpërthen Artan Fuga: Mos shani popullin o budallenj të mirë