Home Kosova Tentohet të vritet djali dhe babai në Prishtinë, dërgohen me plagë në...

Tentohet të vritet djali dhe babai në Prishtinë, dërgohen me plagë në spital

Babë e bir u sulmuan ditën e djeshme me thikë në Prishtinë. Sipas policisë sulmi ndodhi si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që djali kishte me disa persona. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Policia ende nuk ka bërë të mundur ndalimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË

VRASJE NË TENTATIVË/ Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona.