Home Aktualitet Tensionet në veri të Kosovës, protestë para ambasadës serbe në Tiranë: Qeveria...

Tensionet në veri të Kosovës, protestë para ambasadës serbe në Tiranë: Qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë

Në një kohë kur bëhen 18 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Tiranë para ambasadës së Serbisë , në mbështetje të Kosovës.

Me thirrjet ‘Hiqni duart nga Kosova, Mitrovica është e jona’ aktivistë të shoqërisë civilë protestuan para ambasadës dhe kërkuan që qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë.

Aktivistë të shoqërisë civile, deklaruan se ne duhet të shfaqemi si komb dhe jo si copa të kombit shqiptar, ndërsa kërkuan nga diplomacia shqiptare të deklarohen se janë kundër prekjes së qeverisë së Kosovës.

‘Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të harrojë që ka një marrëveshje që nga koha e Millosheviçit për bashkimin me e Serbisë me Rusinë. Ky fakt përbën një rrezik të madh. Qeveria shqiptare është deklaruar në mbështetje të qeverisë së Kosovës, por duhet të mblidhet nga presidenti i Republikës edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Nuk kemi se pse fshihemi pas gshitit. Qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhënien me Serbinë. Është në nderin e saj të ngrijë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Duhet të shfaqemi si komb dhe jo si copa të kombit shqiptar. Kërkojmë nga diplomacia shqiptare të deklarohen se shqiptarët janë kundër prekjes së qeverisë së Kosovës. Kërkojmë nga SHBA që mot të tërhiqen përballë presionit ruso-serb. Europa nuk duhet të përdorë më dy standarde në raport me shtet e tjera.’- u shpreh një nga aktivistët.

Previous article“Djalli” beson te Broja, Milan projekton të ardhmen me yllin kuqezi, dëmtimi ul kostot
Next articleSfida reale e vitit 2023 nuk është 14 maji, por zgjedhja e opozitës