Home Politike Tensionet në Veri, reagimi i ashpër i Moisiut: Vuçiç si Putini, ja...

Tensionet në Veri, reagimi i ashpër i Moisiut: Vuçiç si Putini, ja rruga e vetme

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku ka adresuar disa këshilla për klasën politike.

Ish-kreu i shtetit foli në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” edhe për nismën e Ballkanit të Hapur.

“Vuçiç me barrikadat në Veri po vepron si Putini. Siç vepron ai po bën dhe ky. Megjithatë, përpjekjet duhen bërë, sepse o do ndeshesh, o do gjesh gjuhën e të bësh kompromise. Rrugë tjetër nuk ka për të zgjidhur problemet me fqinjët.

Ndaj, çdo përpjekje unë e quaj me vlerë. Dikush bie dakord e dikush jo, por çdo gjë do kohën e vet. Ballkani Hapur u kritikua fillimisht nga BE dhe SHBA, ndërsa tani jo. Përpjekja për t’u marrë vesh me fqinjët është e mirë, por gjithmonë duhet të ketë sinqeritet”, tha Moisiu.

Previous articleNë rrugën e duhur për rikthimin në Bundesligë, Gjasula hedh firmën mbi kontratën e re
Next articleMbledhja me ministrat/ Rama: Vijojmë dhe sot, analiza e 2022 na bën optimist për 2023