Home Kosova Tensionet në veri/ Kurti bisedë telefonike me kryediplomatin italian: Mirënjohës për forcat...

Tensionet në veri/ Kurti bisedë telefonike me kryediplomatin italian: Mirënjohës për forcat e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Mësohet se, Kurti i ka shprehur kryediplomatit italian mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për misionin e NATO-s në Kosovë, për ruajtjen e paqes. Po ashtu, Kurti ka uruar shërim të shpejtë për 25 pjesëtarët e KFOR-it që u lënduan në protestën e dhunshme të serbëve, të hënën në veri të vendit.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

Previous articleAksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja
Next articleSulmi me dron në Moskë, Rusia fajëson Ukrainën