Home Bota Tensionet në veri, Kremlini: Moska mbështet Beogradin në hapat e tij për...

Tensionet në veri, Kremlini: Moska mbështet Beogradin në hapat e tij për Kosovën

Kremlini ka mohuar pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtyn Serbinë që të destabilizojë vendin.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin deklaroi se Serbia thjesht po mbronte të drejtat e serbëve etnikë dhe se mbështet Beogradin “në hapat e tij për Kosovën”.

I pyetur në lidhje me pretendimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla se Serbianën ndikimin e Rusisë synonte të destabilizonte Kosovën duke mbështetur pakicën serbe, zëdhënësi Peskov tha se ishte “plotësisht e gabuar”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha të martën se Serbia do të “vazhdojë të luftojë për paqen dhe të kërkojë zgjidhje kompromisi”.

Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore.

Previous articleDebatuan për “ngritjen e zërit”, por çfarë ndodhi pas spektaklit me Ronaldon dhe Mikelën?
Next articleAlarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, reagon policia: Ishte i rremë dhe kishte qëllime të caktuara