Home Rajoni Tensione pas ndryshimeve kushtetuese, dy parti politike kërkojnë zgjedhje të parakohshme në...

Tensione pas ndryshimeve kushtetuese, dy parti politike kërkojnë zgjedhje të parakohshme në vendin fqinjë

Për opozitën maqedonase zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për ta nxjerrë vendin nga ngërçi që kanë krijuar ndryshimet kushtetuese.

Sipas VMRO-DPMNE-së, mbajtja në pushtet e BDI-së dhe LSDM-së do të thotë humbje kohe dhe krizë më të thellë për vendin.

“Gjatë fushatës do të ofrojmë zgjidhje patriotike, komparative dhe të drejtë që do t`i mbrojë dhe përparojë interesat e Maqedonisë lidhur me kontestin me Bullgarinë. Por, që të bëhet kjo, fillimisht duhen zgjedhjet”.

Por socialdemokratët në pushtet refuzojnë kategorikisht një zgjidhje të tillë, ndërsa shprehen se nuk do të lejojnë që vendi të bllokohet nga opozita.

“Përpjekjet për të bllokuar të ardhmen evropiane janë procedura të rrezikshme, antishtetërore nga DPMNE-ja dhe Mickoski. Populli maqedonas që është pro-evropian këtë nuk do ta falin. Koalicioni pro-evropian që udhëhiqet nga LSDM-ja nuk do t`i nënshtrohet sjelljeve të dëmshme, të papërgjegjshme dhe anti-shtetërore të DPMNE-së”.

Të premten në Kuvend përfundoi debati për ndryshimet kushteteuse, ku parashihet futja e bullgarëve dhe pesë bashkësive tjera etnike në Preambulë, kurse votimi është shtyrë deri në sigurimin e shumicës së domosdoshme prej dy të tretave të votave, të cilat mazhoranca në pushtet nuk i ka.

Previous articleMakina përplaset ‘kokë më kokë’ me autobusin dhe shkrumbohet nga zjarri/ Raportohet për viktima dhe të plagosur
Next articleVIDEO/ Sherr masiv mes pushuesve dhe stafit në një hotel turk, godasin njëri-tjetrin me karrige