Tenori Saimir Prigu është vlerësuar me rolin e tij në një tjetër vepër operistike. Tenori shqiptar interpretoi në operën “Ernani” të kompozitorit Giuseppe Verdit. Opera ishte vepra hapëse e Festivali Bregenzi në Vjenë dhe tenori ishte në rolin e Eranit. Magjepsës dhe të shkëlqyer e kanë vlerësuar tenorin shqiptar Saimir Pirgu kritika dhe mediat më të mëdha evropiane për performancën në operan “Ernani” të Giuseppe Verdit. Kritika e virtuozëve e ka ngritur në piedestal tenorin shumë të suksesshëm shqiptar, i cili po mahnit skenat botërore. “Tenori shqiptar Saimir Pirgu triumfon në rolin titull te ‘Ernani’. Ai bind të gjithë me tone të fuqishme dhe shkëlqim heroik magjepsës”, thuhet për tenorin. Jo vetëm mediat në Austri, por edhe ato gjermane kanë vlerësuar talentin shqiptar. Ky vlerësim për tenorin njohur shqiptar vjen në vijim dhe të atyre më parë të jetës së tij artistike. Festivali Bregenzi ofron më shumë se 70 ngjarje artistike deri më 20 gusht. I lindur në qytetin e Elbasanit (Shqipëri), Saimir Pirgu në moshë shumë të re nis mësimet e muzikës, duke u diplomuar si violinist në qytetin e tij të lindjes kur kishte vetëm 16 vjeç. Në moshën 21 vjeçare diplomohet për kanto në konservatorin “Claudio Monteverdi” të Bolzanos, nën drejtimin e Vito Maria Brunetti-t. Ende student, Saimir Pirgu pati fatin të takonte e të njihej nga afër me Luciano Pavarottin, i cili i mundësoi perfeksionimin e roleve më të rëndësishme të repertorit të tij, me anë të një lidhjeje të ngushtë që për fat të mirë zgjati deri në ditët e fundit të jetës së tenorit të madh. I duartrokitur tashmë dhe i respektuar nga publiku dhe kritika e mbarë botes, Saimir Pirgu konsiderohet si një nga artistët që ka pasur ngjitjen më të shpejtë në karrierë në qarqet operistike dhe koncertale, duke u konsideruar sot si një nga tenorët më të shquar në peisazhin e lirikës ndërkombëtare. Vlerësuar për autoritetin dramatik dhe skenik të interpretimeve të tij, ai është cituar në shtypin ndërkombëtar si një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot dhe si një nga interpretuesit më të rëndësishme botërorë të roleve të tenorit lirik, etj. Me një aktivitet shumë të vlerësuar nga kritika dhe publiku, tenorit Saimir Pirgu në shtator të vitit 2013 iu dha çmimi prestigjioz “Pavaroti D’Oro” (Pavaroti i Artë).