Home Ekonomia Tenderët, viti 2022 u mbyll me 740 ankesa – Ulje e lehtë...

Tenderët, viti 2022 u mbyll me 740 ankesa – Ulje e lehtë në raport me një vit në parë, më shumë kontestime për vlerësimin e ofertave

740 ankesa u depozituan nga bizneset pranë Komisionit të Prokurimit Publik për kontestime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo në vlerësimin e ofertave nga ana e institucioneve publike.

Shifrat i përkasin vitit 2022, ndërkohë që sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN në raport me një viti më parë ka një ulje të lehtë, duke qenë se në total gjatë vitit 2021 u depozituan 768 ankesa. Për vitin që sapo lamë pas, numri i ankimimeve gjatë fazës së vlerësimit të ofertave dominon, kundrejt atyre të depozituara për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit.

Në total, 59.3% e ankesave janë depozituar pikërisht pët të kundërshtuar vlerësimin për shpalljen e kompanisë fituese, ndërkohë që pjesa tjetër prej 40.7% janë ankesa për dokumentet standarde të tenderit. Më konkretisht, në total janë depozituar 301 ankesa për dokumentet standarde të tenderit dhe 439 ankesa për vlerësimin e ofertave.

Në raport me një vit ky raport është thuajse i njëjtë. Ndërkaq, referuar vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik, rezulton se një pjesë e madhe e tyre janë janë pranuar, duke iu dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime apo edhe në drejtim të vlerësimit të ofertave, duke pranuar ankesat e tyre./SCAN

Previous articleArtan Hoxha: BKH dhe RENEA bastisin shtepine e deputetit të PS, Rrahman Rraja
Next articleMoti i keq, Spahia: Problem serioz mungesa e energjisë për fshatrat! Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve