Home Bota Temperaturat në Tunizi arrijnë në 50 gradë celius, emigrantët pa bukë dhe...

Temperaturat në Tunizi arrijnë në 50 gradë celius, emigrantët pa bukë dhe ujë në mes të shkretëtirës

Tunizia është një nga vendet më të prekura nga temperaturat e larta, duke arritur deri në 50 gradë. Kjo valë e të nxehtit ka nxjerrë në pah akoma më shumë vuajtjet e emigrantëve, të cilit nuk preferohen nga ky vend.

Pas një valë dhune raciste në qytetin tunizian Sfax, disa afrikanë sub-Saharianë kanë ikur në një zonë të militarizuar në kufi me Libinë, raporton CNN.

Temperaturat e larta kanë vështirësuar mbijetesën e tyre, ndërsa zyrtarët në Libi kanë akuzuar gjithashtu Tunizinë se ka hedhur qindra emigrantë mbi kufirin në shkretëtirë pa ushqim, ujë apo strehim.

Emigrantët e përdorin Tunizinë, si një “trampolinë” për të arritur në detin Mesdhe dhe më pas në Evropë.

Nga ana tjetër, Libia ashtu edhe OKB-ja thonë se kanë shpëtuar emigrantët nga kufiri. Tunizia, e cila kohët e fundit nënshkroi një pakt migrimi me BE, nuk i ka komentuar akuzat e Libisë.

Previous articleDaja e administratores ngushton rrugën e fshatit/ IMT Elbasan: Nuk kemi mjete të shkojmë në terren
Next articleSulmoi me jaht pushuesen në plazh, bashkëshorti i saj bën për spital turistin (Video)