Home Bota Temperaturat e larta “pushtojnë” Evropën, ja cilat shtete thyen rekorde

Temperaturat e larta “pushtojnë” Evropën, ja cilat shtete thyen rekorde

Edhe pse jemi në janar, temperaturat kanë arritur nivelin më të lartë historik në shumë vende te Evropës.

Rekordet kombëtare kanë rënë në tetë vende dhe rekordet rajonale në tre të tjera.

Më konkretisht, në Varshavë dhe Poloni temperaturat kanë shënuar 18.9 gradë Celsius, ndërsa në Spanjë 25.1 gradë Celsius, 10 gradë Celsius më shumë se mesatarja.

Moti i ngrohtë në Evropë vjen pasi Amerika e Veriut përballet me stuhi më të forta, ditë pas një krize vdekjeprurëse të ftohtë të dimrit që la më shumë se 60 të vdekur.

 

 

Temperaturat në Gjermani, Francë, Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi kanë thyer rekordet e mëparshme.

Në të njëjtën kohë, Evropa është duke u kërcënuar nga mungesa e borës bë Alpe dhe akullnajat në zhdukje do të krijojnë mungesën e furnizimit me ujë në shumë vende.

Kujtojmë që në Spanjë, temperaturat e Ditës së Vitit të Ri ishin ekuivalente me mesataren e korrikut. duke e shndërruar atë në një nga vendet më të nxehta në Evropë.

Previous articleU pezullua nga detyra pas arrestimit të djalit për vrasje, ish-efektivi i kallëzuar më herët nga PD
Next articleNjihuni me pesëmbëdhjetë videot më të shikuara në histori të YouTube për vitin 2022