Home Aktualitet Temperatura për plazh në mars, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperatura për plazh në mars, njihuni me parashikimin e motit për sot

Deri në orët e mesditë një pjesë e mirë e Shqipërisë parashikohet të jetë në dominimin e motit të kthjellët.

Vranësira të pakta pritet të ketë në shtrirjen Lindore.

Ndërsa në orët vijuese vranësirat e lehta dhe kalimtare herë pas here do të shfaqen dhe në qytetet e zonës së ulët. Por përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë intervalet e gjata me kthjellime edhe në pjesën e dytë të ditës së diel.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Previous articleHoroskopi ditor për sot, e Diel 19 Mars 2023
Next articleTërmeti i fortë godet shtetin shumë pranë Shqipërisë (Magnituda dhe Epiqendra)