Tekniku i Bylisit, Arjan Bellai ka analizuar humbjen 4-1 ndaj Tiranës. “Kur humbet 4-1 dhe pëson 3 gola në pjesën e parë, nuk mund të analizosh lojën e mirë. E humbëm lojën që kur u futën në “Air Albania”. E kishim thënë që Tirana është ekip i mirë, por nuk duhet ti mbivlerësonim. Gabuam shumë dhe u ndëshkuam.
Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla në një ekip profesionist, sepse janë gabime amatoreske. Ne gjithmonë dhurojmë gola nga gabimet tona. Nuk dua të analizoj lojën, sepse pasi pëson 3 gola nuk ia vlen. Më shumë po bëjmë keq se sa mirë.
Shenja inferioriteti? Në kampionatin shqiptar duhet të ndihesh si i barabartë. lojtari më i mirë i Shqipërisë nuk ra në sy, pasi Trumci e markoi shumë mirë. Gabim kam edhe unë, por do të bëjmë autokritikë dhe secili do të marrë përgjegjësitë.
Ekipet e mëdha nuk duhet ti shohim si përbindësh, po dhe shpirtin në fushë do marrësh diçka”, ka thënë Bellai.