Home Kronika Tefta Malaj jep dëshminë për hetuesit, mohon lidhjen me italianin: Taulanti ishte...

Tefta Malaj jep dëshminë për hetuesit, mohon lidhjen me italianin: Taulanti ishte posesiv, ma kishte ndaluar të…

Hetuesit italianë kanë marrë mëngjesin e kësaj të premteje dëshminë e Tefta Malajt, 39-vjeçares shqiptare e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj. Ngjarja e rëndë ndodhi fundjavën që lamë pas në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore të Foggia-s, në Itali. 45-vjeçari vrau fqinjin e tij italian Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare, duke i goditur barbarisht me thikë.

Tefta mori plagë të shumta dhe që prej asaj nate ndodhet në spital, ku dhe u mor në pyetje nga hetuesit italianë. Sipas asaj që shkruan ANSA, ajo u ka treguar atyre se bashkëshorti ishte shumë posesiv dhe se ishte aq xheloz sa ia kishte ndaluar të kishte kontakte me njerëz të tjerë, apo të dilte nga shtëpia për të pirë një kafe me shoqet.

Vitin e fundit, sipas dëshmisë së përcjellë nga agjencia italiane e lajmeve, sjellja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, për lidhjen jashtëmartesore që ai dyshonte se gruaja kishte me 51-vjeçarin Massimo De Santis. Një lidhje që gruaja e ka mohuar në mënyrë kategorike, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një miqësi të thjeshtë.

Sa i përket armës së krimit, Tefta mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpi atë thikë, e gjatë 18 centimetra, e që me gjasë 45-vjeçari e kishte siguruar kohë më parë.

Previous articleSot heshtje zgjedhore! Nesër mbahen zgjedhjet vendore në të gjitha bashkitë e vendit, qytetarët zgjedhin kryebashkiakët dhe këshillat bashkiak
Next articleBE: Marrëdhëniet me Kinën “të rikalibrohen”