Home Politike Tedi Blushi: Protestat dhe rezistencat e qytetarëve nuk do ndalen deri në...

Tedi Blushi: Protestat dhe rezistencat e qytetarëve nuk do ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës

Pas mbylljes së protestës së thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një foto me protestuesit të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin ku thotë se protestat nuk do ndalen deri në largimin përfundimtar të Ramës.

“Protestat dhe rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës! Çdo ditë edhe më të vendosur në betejën tonë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të Kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë! Së bashku deri në triumfin e plotë të Ndryshimit të Madh që shqiptarët duan dhe meritojnë”- shkruan Blushi.

Previous articleEMRAT/ Mashtruan përmes celularit, një shtetas duke i premtuar punësim në Gjermani, pranga 31-vjeçares dhe bashkëpunëtores së saj
Next articleIsh-banori BBV shpërthen keq ndaj produksionit dhe zbardh skenarin: Nuk janë marrë asnjëherë masa ndaj Oltës, kur ajo është në nominim…