Home Opinion Të vdekurit kërkojnë bodiguard!

Të vdekurit kërkojnë bodiguard!

kadiuNga Bashkim Kadiu  /  Dështim pas dështimi në politikë, që kurrë s’u bë politikan, kreu i PS, shoku Edvin Rama, në këto zgjedhje 2013 kaq dal me një slogan ëndërrues duke kërkuar bodiguard për të arritur të bëhet kryeministër i shtetit. Si provë pafajësisë së tij, fale zot se s’din çfarë bën, na del në skenën politike0shqiptare, çudtërisht i harbutizuar nga ku pa rezrva mund ta krahasosh si i krisur i vetëpëlqyer. Kjo gjendje e tij s’na sjell asgjë të re veçse në vorbullën e një pasioni të shthurur logjik të tij e ka larguar atë tashmë nga njohja e vetvetes që dl jashtë kornizës së realitetit. Në nofkën e viteve të skur si një piktor dështak e më pas kthyer në një bojaxhi shigjetash dhe pse e fsheh veten si humbës që është në jetën shoqërore, prp s prap ai gjen e praktikon e të parëve të tij duke përdorur artin e mashtrimit. Fishkëllyes në shpifje, duke u përbetuar për virgjërinë e tij se do t’i mbajë premtimet nëqoftëse vjen në pushtet dhe kjo i ngjan një kalorësi donkishotesk. Kjo sipërmarrje e tij për të ardhur në pushtet nëpërmjet mashtrimit, pa mëdyshje do të sjellë ditë të ethshme, pasojat e së cilës do t’i ndjejë sovrani popull. Le ta provojmë. Rama dhe ndjekësit e tij, një grup karrieristësh, trashëgimtar të monistëve të kuq, janë modele të diktaturës së hershme hoxhiste. Në vigjilje të fushatës për zgjedhjet e 23 Qershorit të këtij viti, shoku Ramna është në kërkim ngushëllimi duke formuluar premtime boshe, pa platformë e program, me teza paaftësie. Shoku Rama praktikon në platformën e tij politike monarkinë që e ushtron tek grupi i të rinjve rreth vetes, pinjoll të së kaluarës diktatoriale. Gjithnjë sipas hamendjes së tij, kandidati për kryetar qeverie, shoku Rama, ka kurorëzuar me sukses shpifjet dhe mashtrimet që i ka të tij ndaj qeverisjes, duke dashur të vrasë realitetin e një jete progresiste në shoqëri nga Z. Berisha. Një numër i pakët “politikanësh”, si karrieristë janë kthyer në instrumente ndërmjetësuese që me verbëri kërkojnë të kurorëzojnë të paaftin Rama si kryeministër i ardhshëm, gjë që pasohet nga nostalgjikët e hershëm të diktatorit të vdekur hoxhist e që me dhimbje kërkojnë të ringjallin diktaturën, ndaj thuhet: Të vdekurit hoxhist kërkojnë bodiguard për të ringjallur despotizmin. Duke ndjekur shembullin e të parëve të tij, ky virus i etiketuar si amator në politikë, i poandreqshëm dhe anarshist, i kapur në befasi, kryen veprime banditeske ndaj figurave të shquara të PS si z. Islami etj. Kohë pas kohe, ky bajonetist, ndërton skena të turpshme nën siglën e PS, gjë e cila poshtëron një parti duke përjashtuar reformist e moderator për një parti me dinjitet politik. Në kuadrin e funksionit të tij si kryetar i një force të errët “politike”, miraton me diktat një farë ligësie që quhet hakmarrje ndaj shokëve reformator e kjo e etiketon: Diktatori bojaxhi. Ndikimi i karrieristëve si Ruçi m shokë, si dhe gardistët komsomolas si Tahiri me Braçen e të tjerë, duke intriguar në mbështetje të Ramës janë në kërkim e shenjim të një kocke. Megjithatë koha do të jetë gjykatësi më i mirë për këta çapaçulë “politik” dhe proçesi i jetës do t’i ruaj si fotokopje të së keqes bëmat e tyre. Shumë socialistë të ndrshëm heshtin përpara këtyre viruseve nga përbuzja ndaj tyre. Disa të revoltuar i kundërvihen kutërbimit moralo-politik të Ramës kur shohin se partia e tyre nën kontrollin e diktatorit Rama po hedh tej figurat e spikatura dhe kontributin e tyre për reformim të PS-së. Shoku Rama ka braktisur strehën e arsyes, që nga një anë flet me mallëngjim për gjendjen në parti në krizë si produkt i Nanos dhe nga ana tjetër çiftëzohet me kllounin “politik”. Dule + Meta baraz Gjinush Miloviçin. Rama shkon më tutje në imoralitetin politik, që nën hipokrizinë e tij si vlerë e së keqes ai mohon themeluesit e PS-së. I zbrazur, skandaloz, sipas mënyrës së tij mundi të fitojë terren e të ngjiste një nga një shkallët në ktë forcë politike, duke u mbështetur tek të paaftët e vjetër që sot bëjnë karrierë nën sqetullën e kësaj force politike. PS-ja sot është evidente, restauruese, me kameleon dhe plangprishës, shok që tradhëton idealin e partisë së tyre, që mohon themeluesit e kësaj force dhe e gjitha kjo ka një etiketim: Kompania e zhabave. Të tjerë përkrahës, mbështetësit e Ramës, qofshin dhe ato përtej kufirit të njohur si ambasodorë apo akademikë si Qosja, që s’i lejohet të vjellin vrer apo fjalë fyese, vetëm për etikë të njohjes së tyre publike, kurrë nuk mund të mbështesin Ramën me gjuhën e tyre lustruese, pasi atij tashmë i ka dalë boja. Detashmenti i Ramës, i nisur nga triumfi i njohjes si mashtrues e shpifës, si turbullues e diktator i vogël, si vemje e të bërit politikë për karrierë, në çdo kohë e çast kërkon të shuajë idealin demokratik. Të vdekurit kërkojnë bodiguard e bodiguardi i hoxhistëve dhe i byroristëve është Edvin Rama. Shpëtomëni idealin komunist.

Previous articleRumania ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës
Next articleBilt: Jam i shqetësuar për Maqedoninë, situata mund të keqësohet!