Home Bota Të shtëna në një klub nate, raportohet për 5 të vdekur dhe...

Të shtëna në një klub nate, raportohet për 5 të vdekur dhe 18 të plagosur në këtë vend

Pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën nga të shtënat në një klub nate LGBTQ+ në Kolorado Springs, thanë zyrtarët. Sipas Abcnews, sulmi ka ndodhur rreth mesnatës ku një burrë ka hyrë me armë në lokalin Club Q dhe filloi të gjuante rreth njerëzve të pranishëm. Ky u konsiderua si një “sulm urrejtjeje” ndaj komunitetit LGBTQ.

“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Falënderojmë reagimet e shpejta të klientëve heroikë që nënshtruan personin e armatosur dhe i dhanë fund këtij sulmi urrejtjeje”, thanë përfaqësuesit e klubit në një deklaratë të postuar në Facebook.

Policia tha se ka marrë telefonatën e parë rreth orës 23:57 të së shtunës mbrëma. Ata thanë se një i dyshuar i mundshëm është lënduar gjithashtu dhe është në paraburgim.

“Shumë oficerë dhe mjekë iu përgjigjën menjëherë zonës dhe oficerët hynë menjëherë,” u tha gazetarëve nënkoloneli Pamela Castro, zëdhënëse e Departamentit të Policisë në Kolorado Springs. “Ata gjetën një individ që besohet të jetë i dyshuar brenda”.

Një i dyshuar ishte në mesin e atyre që u transportuan në spitalet lokale, tha policia. FBI ishte në vendngjarje në Kolorado Springs, thanë zyrtarët.

Previous articleLufta në Ukrainë: Rishi Sunak në Kiev, i premton Zelenskyt 50 milion £
Next articleRreth 15 mijë euro të padeklaruara brenda makinës ‘Range Rover’ në kufi, procedohet penalisht 34 vjeçari në Shkodër