Home Kronika Të shtëna me armë në Tiranë, reagon policia, ja dyshimet e para...

Të shtëna me armë në Tiranë, reagon policia, ja dyshimet e para për ngjarjen

Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri gjatë natës në zonën e Lundrës në kryeqytet. Uniformat blu bëjnë me dije se shenjat e plumbit janë konstatuar ditën e sotme ndërkohë që dyshimet janë se të shtënat janë regjistruar gjatë orëve të natës.

Tashmë po punohet për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous articleKryebashkiaku Arbana falenderon Kryeministrin për besimin e dhënë për rikandidimin e tij
Next articleTerapisti shpjegon se si ta mbroni lidhjen nga tradhtia, këto janë gabimet që bëjnë çiftet