Një grup të rinjësh të PD-së kanë zgjedhur fundjavën për të dhuruar gjak për bankën e gjakut te Spitalit Rajonal të qytetit të Durrësit.
Ata theksuan se dhurimi i gjakut eshte i domosdoshëm qe të bëhet nga shumë të rinjë për aresye te nevojave qe ka spitali në rastet e shumta të aksidenteve. Dhe rasteve të sëmundjeve qe kanë familiare të ndryshëm. Përfaqesuesja e Kryqit të Kuq që promovon dhurimin e gjakut për të shpëtuar sa më shumë jetë njerezore vuri në dukje se sot ka shumë kërkesa, për gjak sa që kur do të operohet ndonjë person, është kthyer në domosdoshmëri dhurimi i gjakut nga pjestar të familjes se tijë. Prandaj është e domosdoshme që të ndërgjegjesohen të rinjtë për këtë kërkese humanitare.
Gjak ka dhuruar edhe Igli Cara, një nder garuesit e zgjedhjeve vëndore për kreun e bashkis së Durresit.