Nga Skënder Kapiti
I gjithë aktiviteti politik i politikës së vjetër shqiptare ka pasur dhe ka si qëllim largimin dhe përjashtimin politik të Lulzim Bashës, pasi e vjetra politike e shikonin Bashën si kërcënim për ndëshkimin e korrupsionit , të politikës së vjetër dhe të ndarjes së Shqipërisë nga tranzicioni.A nuk e shikoni se pavarësisht se Basha është dorëhequar,a nuk e shikoni se e gjithë makineria korruptive mediatike, politike, juridike, financiare e korrupsionit të të gjithë politikës së vjetër është duke u marrë, duke sajuar shpifje , intriga e përbaltje kundër Bashës dhe Alibeajt?
“Trekëndëshi i Bermudës” e shikon Bashën dhe Partinë Demokratike edhe si partner besnik të SHBA ve, pasi SHBA-të mbështesin fort Bashën dhe Elitën e Re Politike të PD-së. Kjo është tashmë mëse e vertetuar duke kujtuar dhe marrë ne konsideratë të gjitha ato deklarata mbështetëse, besimi e vlerësimi të jashtëzakonshëm të përfaqësuesve më të lartë të politikës e të shtetit amerikan për reformatorin Lulzim BASHA.
Mjerisht në kurthin “TREKËENDËSHIT TË BERMUDËS” kundër Bashës ranë edhe disa deputë të PD-së të cilët mezi pritën humbjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 për të dalë sheshit shumëfytyrësia dhe padinjiteti politik i tyre të cilët i kërkuan Bashës që të jipte dorëheqjen pas komplotit që Berisha-Meta-Rama që i bënë PD-së dhe Bashës me 6 Mars 2022 në zgjedhjet e pjesshme vendore, skenar ky që tashmë po këta të tre po e përdorin edhe tani në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Pas dorëzimit pa asnjë kundërshtim te selive të PD-së foltores, dhe pas asaj që Basha është i dorëhequar, “Trekëndëshi i Bermudës” sot është më i fuqishëm kundër PD-së .
Kauza e politikanit dhe reformatorit vizionar e proamerikan, ajo e BASHËS e cila është ajo e cmontimit të “Trekëndëshit të Bermudës” është bërë tashmë kauzë kombëtare por që cuditërisht nuk e përmendin vecse rrallë ndonjë deputet apo drejtues i Partisë Demokratike kur ajo kauzë tashmë është bërë domosdoshmëri historike për ndëshkimin e korrupsionit,krimit, hajnisë, tradhtisë publike; për dekomunistifikimin dhe dekriminalizimin e politikës .
Nëse Basha nuk do të kishte dhënë dorëheqjen që ia kërkuan disa deputetë, sot kualicioni i së keqes Foltore-Rilindje -LSI do ta kishin pasur shumë të vështirë betejën me PD institucionale.
Këto janë arësyet që më ka ftuar mua si intelektual, si demokrat, politolog, si shkrimtar , jurist, historian, diplomat e gazetar që ta mbështes Bashën dhe kauzën e tij.Dhe janë për t’u përshëndetuar disa media e portale serioze, të paanshme ,të lira e të pakorruptuara të cilat bëjnë të mundur botimet e intelektualëve demokrat, patriotë, dhe të guximshëm për të thenë, mbashtetur e shkruar të vërtetat.