Home LifeStyle Të jetosh me të ftohtin nordik! Bloggerja suedeze ndan pamjet, shihni si...

Të jetosh me të ftohtin nordik! Bloggerja suedeze ndan pamjet, shihni si lan rrobat në liqenin e ngrirë dhe zhyt kokën

Blogerja e njohur suedeze, Jonna Jinton në kanalin e saj në YouTube ka ndarë me ndjekësit video, që tregon sesi zhvillohet jeta në fshatin e vogël në veri të Suedisë, e ndër tjera tregon sesi është jeta për banorët e atjeshëm duke depërtuar nëpër botë e larë rrobat në liqenin e ngrirë.

Ndër të tjera ajo tregon në këto video sesi është jeta për banorët e atjeshëm në këto kushte atmosferike, duke depërtuar nëpër botë e larë rrobat në liqenin e ngrirë. Jinton në videot e saj dhe në bllog flet sesi me vetëm 21 vjet vendosi të zhvendoset nga Goteborgu në drejtim të një fshati në veri të Suedisë, ku së bashku me bashkëshortin merret me fotografi dhe përpunimin e stolive.

“Bashkëshorti im Johan punon si farkëtar dhe së bashku dizajnojmë stolitë tona që i paketojmë dhe ua dërgojmë blerësve tonë në mbarë botën”, shkruan Jinton në bllogun e saj.

 

Një prej më të shikuarve është ai që tregon “rutinën nordike të mëngjesit” që përfshin larjen në liqenin e ngrirë.  Ajo çfarë gjithashtu tërheq vëmendjen është ku shihet sesi rrobat i lanë në liqenin e ngrirë dhe më pas i vendosë për t’u tharë.