Home LifeStyle Të jesh i varur psikologjikisht nga një person: Ç’duhet të dini

Të jesh i varur psikologjikisht nga një person: Ç’duhet të dini

“Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vij këtu, sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë. Për mua familja është gjithçka. Ata të dy [partnerin dhe djalin] i dua shumë; nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im,” rrëfeu Olta Gixhari në “Big Brother VIP Albania”. “Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh. Unë që dukem femër e fortë e që nuk e çaj kokën, kam varësi psikologjike nga ai njeri, varësi të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu më del para syve ai. Nuk e di se çfarë do kisha bërë po të isha vetëm këtu.”

A është e vërtetë varësia ndaj një personi?

Studiuesit dallojnë varësisë ndaj substancave dhe “varësinë” në marrëdhënie, sepse dashuria, ndryshe nga përdorimi i substancave, është një përvojë e bukur për shumicën e njerëzve. Megjithatë, sipas disa studimeve, për shkak se romanca mund të stimulojë disa zona të trurit në mënyrë të ngjashme me substancat, ajo mund të bëjë që njerëzit të mendojnë se kanë varësi.

Çfarë ju bën të ndiheni të varur nga një person?

2 – Frika nga braktisja mund të jetë një tjetër faktor. Nëse ndiheni kështu, mund të jetë më e vështirë të shkëputeni nga partneri/ja.

3 – Probleme të shëndetit mendor, si për shembull ankthi, çrregullimet e personalitetit dhe bipolariteti, gjithashtu mund të ndikojnë.

4 – Ky model marrëdhënieje mund të jetë edhe një “mekanizëm mbrojtës”, diku ku truri gjen qetësi dhe siguri.

Edhe pse varësia psikologjike ndaj një personi nuk është një diagnozë zyrtare mjekësore, është e mundur të kesh një varësi emocionale nga dikush. Dalja nga ky model marrëdhënieje mund të jetë e vështirë dhe shpesh do të thotë të gjesh rrënjën e asaj që po shkakton varësinë emocionale.

Forma të caktuara të terapisë mund t’ju lejojnë të ndryshoni marrëdhënien duke ju ndihmuar: të përballeni me frikën tuaj, të përmirësoni komunikimin me veten, të keni një marrëdhënie të sigurt etj.

Previous article“Mirë shef, si jeni?”, si u gjobit Pëllumb Salillari nga një numër me emrin “Edi” në “Signal”. Zbardhet dosja e prokurorisë, 3 të arrestuar
Next articleZbuluan lidhjen intime të vajzës së tyre që ishte e martuar, lihen në burg familjarët që morën peng të dashurin në Sarandë