Home Politike Të dhënat e Metës dhe 10 ish-këshilltarëve të tij publikohen nga hakerat...

Të dhënat e Metës dhe 10 ish-këshilltarëve të tij publikohen nga hakerat iranianë: Gruaja e Bumçit porosiste streçe e rroba për palestër

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka publikuar ditën e sotme në grupin e tyre në Telegram të dhëna që i përkasin ish- presidentit të Republikës Ilir Meta.

Bashkë me të janë “hackeruar” edhe ish-këshilltarët e tij për fusha të ndryshe.

Këtu përmendim: Anna Maria Vasili, Jetmir Hyseni, Andi Hasani, Flamur Gashi, Ylli Asllani, Ilda Zhulali, Anjeza Burnazi, Arben Çiçi, Bledar Dervishaj dhe Albana Veizi.

Me dhjetra faqe janë shkëputur nga posta e tyre elektronike, por edhe të dhëna nga organizime të shuma, duke përfshirë foto dhe video.

Dokumentat e publikuar hakerat i kanë shoqëruar edhe me një mesazh lidhur me korrupsionin dhe sjelljen e pushtetarëve me qytetarët në vendin tonë.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë! Ha me ujqërit dhe qan me delet. Njerëzit nuk tallen më nga socializmi demokratik. Boll me korrupsionin!,”-shkruhet në mesazhin anglisht.

Nga të dhënat e publikuara, shihet se si Ilda Zhulali, gruaja e Aldo Bumçit, e cila punonte në Presidencë, porosiste streçe e rroba për palestër.

Previous articleBalliu bën paralajmërimin e fortë: Të përfshirë në skandal janë edhe zyrtarë të tjerë, kanë marrë shuma të mëdha parash
Next articleRrëzimi i bustit të Hoxhës, ngritja e ‘bustit’ të Berishës dhe PD drejt shuarjes