Home Politike “Të bindur në fitore”, Meta takim me banorët e Laknasit: Në 14...

“Të bindur në fitore”, Meta takim me banorët e Laknasit: Në 14 maj çelet rruga për ndryshimin për të ardhmen

Kreu i Partisë ë Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me banorët e Laknasit në Tiranë, duke vënë në pah vështirësitë e ekonomike me të cilat po përballen sot qytetarët.

Në një postim të bërë në Facebook, Meta shprehet i bindur për një fitore të sigurt në Bashkinë e Kamëz  më 14 maj, duke hapur sipas tij rrugën e ndryshimit për të ardhmen.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, Arjan Hoxha dhe Kryetarin e Partisë të Lirisë, Faik Bashën zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt me komunitetin e Laknasit.

 

 

Rritja e kostos të jetesës, mungesa e transparencës nga Bashkia për menaxhimin e buxhetit dhe taksave ishin disa nga shqetësimet e tyre.

Importimi i drejtorëve nga jashtë Bashkisë dhe mungesa e lidhjes të tyre me komunitetin dhe shqetësimet e tij ishin një tjetër shqetësim.

Ndamë besimin e plotë se fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj dhe do të çelë rrugën e Ndryshimit për të ardhmen duke rivendosur llogaridhënien dhe interesin e qytetarëve të parin pa dallime partiake.

Previous articleÇfarë pritet të ndodhë pas takimit të Vuçiçit me Kurtin?! Rashiti: BE-ja të mos hezitojë, Kosova dhe Serbia kanë thënë ‘po’
Next articleGara e humbur! Pse Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në IT, arsim, shëndetësi, shërbime, bujqësi, financa e biznes