Home Politike “Të bëjmë çmos që të mos kthehet ‘Lugina e lotëve’”, Meta takim...

“Të bëjmë çmos që të mos kthehet ‘Lugina e lotëve’”, Meta takim me strukturat në Korçë: Prioritet i qeverisë, vjedhja. Buxheti i oligarkëve…

Partia e Lirisë po zhvillon një takim me strukturat në qytetin e Korçës.

Në fjalën e tij, kryetari Ilir Meta tha se duhet bërë çmos për të mbështetur të rinjtë e të rejat për të mos u larguar nga vendi.

Meta tha se qëllimi dhe synimi kryesor i kësaj qeverie nuk janë shqiptarë, arsimi dhe shëndetësia por vjedhja nëpërmjet PPP-ve.

 

 

“Nuk rinë dot pa vjedhur edhe racionin e jetimëve. Jemi sot në Korçë për të shprehur bindjen tonë se të rinjtë e të rejat e Korçës, edhe pse janë rralluar, janë ata që do të bëjnë ndryshimin. Por kanë nevojë edhe për mbështetjen e prindërve që mos ikin si të tjerët, që universiteti të mos mbyllet nga largimi i të rinjve, si ç’janë mbyllur shumë shkolla në këtë qark. Në mënyrë që të mos kthehet drama e luginës së lotëve që mësonim dikur në shkollë dhe që sot është realitet se çdo vatër shqiptare është gjithmonë e më pak e ngrohtë dhe e zbrazur nga të rinjtë.

Jemi këtu në Korçën e arsimit. Sot po diskutohet për buxhetin, që është kundër arsimit,. Është buxhet i PPP dhe oligarkëve, jo i studentëve nxënësve dhe pedagogëve. Sepse arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie.

Pedagogët tanë prej muajsh kërkojnë pagë sa kolegët e tyre në Kosovë. kjo nuk është normale sepse këtu të gjithë vëmendjen nuk është për të mbështetur arsimin shëndetësinë rritur paga apo për të mbështetur familje të reja. Vëmendja është vetëm për të vjedhur përmes PPP-ve.

Flasim për mësuesin. Këtu ka lindur mësonjtorja e parë. mësuesit janë ata që kanë shpëtuar kombin me dashurinë e pasionin e tyre.

4200 euro është paga mesatare e një mësuesi në Shqipëri sipas BE më shumë se 9000 euro në Mal të Zi. Në 10 vite prioritet nuk s’ishte arsimi, as të rinjtë e të rejat por PPP”,tha kryetari i PL.

Previous articleVideo/ Albin Kurti sulmohet për marrëveshjen e targave me Serbinë
Next articleAlbini ka vdekur, rroftë Kurti!