Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se drejtorë dhe shefa komisariatesh ulen në kafe dhe kriminelë dhe u japin atyre informacione sensitive. Gjatë konferencës për mediat, Balla ka deklaruar se kjo gjë nuk mund të ndodhi më. Po ashtu ai ka theksuar se brenda 10 ditëve duhet tu lexohet kodi etik çdo efektivi të policisë.
“Ka një kod etik të pazbatuar deri tani, që thotë se drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk mund të ulen në kafe, restorante as gjatë dhe as pas punë, përveçse për arsye familjare ose nëse kanë vënë në dijeni eprorët. Jo vetëm që kështu nuk ndodh por drejtorë e shefa komisaratesh frekuentojnë lokalet ditën dhe natën, por kanë edhe kontakte të papërshtatshme, u përcjellin kriminelëve informacione sensitive të punës dhe aksioneve policore. Ka edhe rrugë të tjera, por kjo është një karshillik poshtrues për gjakun e dëshmorëve. Po ashtu është edhe shembulli më i keq i efektivëve. Brenda 10 ditëve nga sot, Kodi Etik do i lexohet çdo efektivi të Policisë, do të vendohet edhe në hyrje të çdo Komisariati. Komisariati dixhital duhet të marrë një peshë të rëndësishme,” tha Balla.