Nga Bashkim Kadiu / Bazuar në fakte dhe dëshmi të qytetarëve e pacientëve të spitalit të Durrësit, shërbimi mjekësor në këtë qendër univesitare afron shërbime të standarteve më cilësore të kahasueshme me ato të niveleve evropiane. Në këtë konkuzilon ka arritur drejtori spitalit Taulant Baku, njëri nga specialistët më të mirë të nivelit të lartë mjekësor. Sipas Bakut kjo është bërë e mundur në saj të personelit mjekësor të kualifikuar dhe shefave të pavioneve nga ku vihen në dukje aftësia e përkryer e diagnostikimit. Për të arritur kriteret e kërkuara që punonjësit e këtij institucioni siç janë infermierët, kërkohen me arsim të lartë për t’iu përgjigjur anës profesionale pacientëve të tyre. Krahasuar me vitet e tjera rritja e kujdesit nga ana sanitare është tejet e dukshme, pozitive, ndërsa ndihet ulja e qëndrimit në spital, “falë trajtimit të shpejtë mjekësor me një nivel të lartë dhe shpërndarja e ilaçeve në kohë e me cilësi të lartë duke iu përgjigjur diagnozës”,-ka pohuar dejtori spitalit, Baku. Në këtë institucion shërbimi mjekësor është i një standarti të lartë në të gjitha drejtimet duke mos veçuar as dhe një repart nga tjetri. Vlen për t’u përmendur kirurgjia, pediatria, materniteti të cilët tashmë gëzojnë statusin e qendrës kombëtare, që do të thotë se stafet e tyre realizojnë shërbime të sukseshme të një shkalle të lartë vështirësie. Baku ka pohuar se “Në këtë spital përdoren metoda bashkëkohore rezultative”. Drejtori spitalit Taulant Baku ka thënë se “Shërbimi i urgjencës në çdo pavion është i një niveli të lartë, të parët në sakrificë profesionale dallohen shefat e pavioneve që mbi supe mbajnë peshën e përgjegjësisë dhe atë të ndërgjegjes së lartë të çdo mjeku apo punonjësi e deri tek punëtori më i thjeshtë”. Sipas pohimeve mësohet se në spitalin e Durrësit kohët e fundit është hapur Telemedicina.