Home Opinion Tani që Partia Demokratike po lirohet nga berishizmi, shumë shpejt do...

Tani që Partia Demokratike po lirohet nga berishizmi, shumë shpejt do ta shporrë nga pushteti edhe krimo-korrupsionin ediramaist

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tani, dje me 8 Janar 2022 me protestën vandaliste prokorrupsion , atë antiamerikane me në krye non gratistin  pwr korrupsion Sali Berisha u vertetua se rrezik kombëtar për Shqipërinë është korrupsioni, Trekendshi i Bermudës sic e quan drejt dhe sakt Kryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha,  trekendëshin e korrupsionit Rama-Berisha-Meta.

Dje një grup kryengritësish rebelistë të organizuar e të mobilizuar nga kupola antiqytetare dhe “antinon grata” sulmuan dhe donin që ta uzurponin Selinë e Partisë Demokratike me qëllim që ta nxirrnin nga politika politikanin shqiptar më demokrat dhe më proamerikan z. Lulzim Basha , të cilin komplotistët, hajdutët dhe të korruptuarit në aleancë e me lidhje të shumfishta organizuan një sulm terrori kundër Selisë Bastion të Demokracisë dhe të proamerikanizmit,Selinë e Partisë Demoratike.

Kjo aventurë tashmë dështoi me turp.

Tani me pastrimin e Partisë Demokratike nga elementët destabilizues dhe asish të shpallurish “non grata” dhe të paqytëruarish, Partia Demokratike do të marrë frymë lirisht, pasi nuk do të ketë më pengesa brënda saj për t’u fokusuar në detyrën e madhe kombëtare, në atë të shporrjes e të cmontimit nga shteti strukturën kriminalo-korruptive të pushtetit të Edi Ramës.

Demokratët e të gjithë Shqipërisë dhe populli opozitar  shqiptar kundër të keqes dhe korrupsionit të qeverisë Rama tani kanë në krye alternativën kombëtare, PD-në dhe Lulzim Bashën për të realizuar ndarjen përgjithmonë nga mbeturinat komuniste dhe nga tranzicioni traumatik i këtyre 30 viteve pas komunizëm.

Tashmë Partia Demokratike dhe Basha janë të çpenguar nga gurët në rrota brënda PD-së që i ka pasur që prej 8 vitesh në opozitë.

Është historik vendimi i DASH dhe i Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, që deklaroi se ish-Presidentit Sali Berisha i ndalohej familjarisht hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion dhe që e shpalli atë “non grata”, e po ashtu është historik edhe vendimi i Lulzim Bashës që e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, vendime këto të cilat ia grisën maskën mashtruese demokratike, proamerikane  e patriotike të  Berishës gjë që e demostroi në organizimin e foltoreve , mitingjeve dhe të protestës vandaliste anti-Basha e anti-ShBA.

Tani le të shpresojmë se SHBA do t’i ndihmojë shqiptarët dhe shtetin shqiptar me shpallje të tjera “non grata”, pse jo ndoshta edhe Ilir Metën e Edi Ramën, pas arrestimit edhe të një ministri të Ramës të Lefter Kokës për korrupsion.

Tashmë në histori më të re kanë hyrë Basha dhe të gjithë ata qëndrestarë deputetë të PD-së që përballuan me sakrificë e guxim  gjithë atë presion e terror fizik e psikologjik të turmës agresive të rrebelimit berishist.

Pandaj Ju antare të Këshillit Kombëtar, të Kryesisë së Partisë  Demokratike dhe antarësia e cila e zgjodhën Bashën Kryetar të Partisë Demokratike, të gjithë ta mbështesim fort Bashën sepse Trekëndëshi i Bermudës, mafia oligarko-mediatike dhe pseudointelektualizmi injorant dhe intelektualizmi mercenar e nihilist  do të bëjnë maksimumin e pëpjekjeve për përcarje të PD-së  dhe kunder Bashës.

Qëndroni fort sepse PD-ja sot ka mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amrerikës!