Home Editorial Tan Sherifin e mori zoti, ai na mori të gjithëve nga...

Tan Sherifin e mori zoti, ai na mori të gjithëve nga pak shpirt

Nga Artur Llana

Sot është ndarë nga jeta një nga emblemat e medias durrsake, jo vetëm si fotograf, jo vetëm si kameraman por edhe si një pjesë e medias që pa emrin e tij është e përgjysmuar. Ai nuk mundi të përballonte sëmundjen e rëndë dhe nuk mundi thjeshtë se jo gjithmonë buzeqeshjet e mundin sëmundjen. Tani dinte të buzeqeshte. Dinte për t’i thënë vdekjes se në cdo moment që vjen, sido që vjen nga edhe nga ata njerëz që të presin me buzeqeshje.

Ai e deshi më shumë se kushdo jetën. E deshi në të gjithamënyrat njerzore, po bëri atë që pak kush e kanë bërë. Ai e deshi jetën s mjeshtër i kameras dhe fotografisë. E deshi jetën jetën kur përballë vdekjes i vuri profesionalizmin e tij, i vuri shpirtin e tij artistik si donte të grumbullonte rreth vetes të gjithë ata gjëra që i panë sytë dhe i ndjeu shpirti për ti memorizuar jo më shumë në teknologjinë që e njihte aq mirë po në buzqeshjen qe e donte dhe e shprehte kudo.

Ai la pas një krijimtari të madhe në profesionin e tij. Ai la pas miq që me siguri derdhin lot sot. Ai iku pa e ditur se Gëzim Kabashi e priste, Astrit Tahiri, Ben Cyceku e mjaft kolegë të tjerë. Ai iku si për ti thënë të gjithëve se ky është profesioni jonë. I thjeshtë dhe i bukur. Memorizojmë gëzimin dhe hidhërimin dhe një ditë kujtohemi se nuk mund ta shohim njëri tjetrin kurrë.

Ai la pas një buzqeshje që na vret të gjithëve se e deshëm dhe nuk e deshëm me ata që bëri. Se u kujtuam sonte për Tanin që nga mërzia me ne bëri një tjetër kontratë me zotin.

Ai iku ashtu sic dinte të ikte ai edhe nga buzqeshja dhe nga konflikti. Iku i qeshur saqë e qeshura e tij  na është kthyer në një cudi duke telefonuar dhe pyetur  njëri tjetrin: Na iku Tani!

Ai iku ashtu sic merrte kamerën në mëngjes. Iku ashtu sic donte të memorizonte një buzqeshje jete, një cast që mund të thonte shumë dhe për herë të parë ne pamë sot se Tani na tha më shumë se cfrë themi ne për njeri tjetrin.

Ai iku duke mos bërë lajm. Thjeshtë na tha që lajmi nuk është vdekja. Ajo thjeshtë na kujton se jemi të përkohshëm edhe si profesionistë.

Tani iku duke bërë lajmin më të madh se edhe buzqeshja qe memorizon ta merr jetën. Iku ashtu në heshjtje pa komunikatë. Vdekja e tij nuk i jep rrogë askujt, thjeshtë atyre që e ndjejnë i jep lotë se kjo është gazetaria që Tani donte, të mos paguash lotët. Atje lart na gjyko si të duash! Këtu poshtë na peshon shumë largimi yt. Na more të gjithëve një copë shpirt sot!

Previous articleBerisha drejt ‘fundosjes’/ Minxhozi tregon kush mbetet zgjidhja e vetme
Next articlePartizani i pafat, Vllaznia kualifikohet në gjysmëfianle të Kupës së Shqipërisë