Home Aktualitet “Tamam në kohë, në dy vitet më të vështira”, Erion Braçe publikon...

“Tamam në kohë, në dy vitet më të vështira”, Erion Braçe publikon pamjet dhe thumbon ashpër qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë pasditen e kësaj të premteje pamjet e një magazine plot me grurë në Këmishtaj të Lushnjës dhe thumbon Ministrinë e Bujqësisë. Ai thotë se gruri është prodhuar masivisht, por është pronë e Kryqit të Kuq.

Postimi i plotë:

KUR KE MEND ME SHUME SE NJE MINISTRI E TERE!

Ja, magazinat plot!

GRURI U PRODHUA MASIVISHT NE TOKAT E KEMISHTAJT!

Nderkohe, gruri i prodhuar eshte prone e EKONOMISE NDIHMESE TE KRYQIT TE KUQ SHQIPTAR!

Idea e Projekti ishin te Gjergj LEGISIT;

Tokat djerre ne Kemishtaj u moren me qira nga fshataret, u mbollen e u sherbyen, prodhimi u ndoq nga agronomet vendas e nje mik i mire e i vjeter-Ndre LEGISI, financimi i gjithi i KRYQIT TE KUQ;

Gruri behet MIELL e u shperndahet familjeve te varfra, ne nevoje per te zbutur varferine!

TAMAM NE KOHE, NE DY VITET ME TE VESHTIRA!