Ish-gazetari i BBC dhe aktualisht punonjësi i OKB-së Andrew North, është një nga nëntë personat nga vendet perëndimore që janë marrë pengë në muajt e fundit.
Lajmin e ka bërë me dije ish-zëvendës presidenti i Afganistanit, Amrullah Saleh.
Andrew North raportohet se punon për Komisionin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe kishte shkruar një artikull muajin e kaluar për zhvendosjen e afganëve nga shtëpitë e tyre në provincën Helmand.
Në një artikull të fundit të postuar në faqen e tij personale, North përshkroi udhëtimin e tij në disa provinca afgane dhe takimin me udhëheqësit talebanë.
Agjencia e OKB për refugjatët është shprehur se po bën maksimumin lidhur me zgjidhjen e situatës, por nuk do të prononcohet më shumë për shkak se situata është mjaft delikate.