Home Politike Taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë/ Rama: Në Prill mblidhet kësti...

Taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë/ Rama: Në Prill mblidhet kësti i parë

Sikurse kishte paralajmëruar, kryeministri Rama do të vendosë një taksë të jashtëzakonshe për prodhuesit e energjisë.

Në një postim në facebook kreu i qeverisë bën me dije se taksa do të nisë të mblidhet në muajin Prill.

Sipas Ramës kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur pensionistët dhe më pas kategoritë më në nevojë.

Në Prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkruan Rama.

Prej ditës së djeshme, kabineti qeveritar është mbledhur në vilën 31 në zonën e ish-bllokut ku po zhvillon mbledhje.

Previous articleRaporti i INSTAT për administratën, PD e Berishës dhe PL e Metës: Rama shtet rrumpallë për interesa partiake
Next articleBullizmi në ekrane, Tushi-Zhilla: Gjuha e ashpër nis nga politika! Aliaj: Mediat s’mund të bëjnë ç’të duan për audiencë! Harka: Duhet filtër për Tv kombëtare